Veseli: Marrëveshja për emrin, inkurajues për zgjidhjen e problemeve në Ballkan

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përshëndetu marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë (Republika e  Maqedonisë Veriore, emri i ri) dhe Greqisë.

Lajme

13/06/2018 10:58

Veseli ka thënë se kjo marrëveshje është model dhe inkurajim për popujt fqinjë për zgjidhjen e problemeve.

Ai me anë të një postimi në facebook, ka uruar shqiptarët që jetojnë atje për këtë arritje.

Postimi i plotë i tij:

Marrëveshja e arritur për çështjen e emrit është një lajm i jashtëzakonshëm dhe i shumëpritur për paqen dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Ajo shërben si model inkurajues për të gjithë popujt fqinj, që t’i zgjidhin problemet e së kaluarës nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit.

Unë jam veçanërisht i gëzuar që falë saj Republikës së Maqedonisë Veriore po i zhbllokohet rruga drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Përgëzoj gjithashtu bashkëkombasit tanë në këtë shtet për këtë arritje si dhe i falënderoj ata për qëndrimin konstruktiv dhe pro-integrimit që kanë mbajtur vazhdimisht./Lajmi.net/