Veseli: LDK mos t’i fërkojë duart, s’na gjenë gjë as prej Gjykatës Speciales

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kosova bashkë me partnerët strategjikë do të sigurojë njohjen e pavarësisë nga Serbia në kufijtë e 17 shkurtit 2008 si dhe ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Lajme

14/01/2019 13:24

Gjatë kësaj konference, Kadri Veseli foli edhe për mospjesëmarrjen e LDK-së dhe LVV-së në këtë takim.

Veseli ka thënë se çdo herë kur po flitet për dialogun LDK-ja po i përmend zgjedhjet, raporton lajmi.net.

“Do të ketë marrëveshje në interes të Kosovës. Ju e dini se çdo ditë jemi duke marrë letra dhe nga SHBA e Bashkimi Evropian po marrim letra për procesin e dialogut dhe si duket LDK-ja po e din që nuk ka zgjedhje dhe çdo herë kur po flitet për dialogun ajo po i përmend zgjedhjet. Është mirë që të merret përgjegjësi kur është në pyetje interesi i përgjithshëm dhe jo për interesa partiake dhe të mos ikin prej përgjegjësisë….. Edhe e kam një mesazh për LDK-në, të mos i fërkojnë duart se maroj që 20 vjet. S’ka me na gjete asgjë, as prej Gjykatës Speciale. Edhe një herë, le të bëhet gati kadal dale shkojmë në zgjedhje me reformë zgjedhjesh, se kot bën VAN, VLAN e kot po i bën”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/