Veseli: Lajmi për vdekjen e Bekim Lumit tejet pikëllues

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar gjithë komunitetin e artistëve dhe familjen për vdekjen e regjisorit Bekim Lumi.

Lajme

30/07/2018 11:31

“Kosova ka humbur një artist të veçantë, një regjisor të talentuar dhe një profesor të çmuar. Dhimbja është shumë e madhe”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Kryeparlamentarit Veseli:

Tejet pikëllues lajmi për vdekjen e Bekim Lumit. Kosova ka humbur një artist të veçantë, një regjisor të talentuar dhe një profesor të çmuar. Dhimbja është shumë e madhe. Ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve.