Veseli: Kuvendi vazhdon punën, opozita s’ka qëndrim për Republikën (Video)

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli ka ftuar sërish deputetët e opozitës për dialog por thotë se askush nuk e di qëndrimin e tyre.

Lajme

19/02/2016 17:42

Ai beson se opozita ka qëllim që shtetin ta fus në anarki, raporton lajmi.net

Vlerëson se kur ata të kenë një qëndrim të saktë, kur të shpjegojnë se a duan bashkim kombëtar, a e respektojnë flamurin e Kosovës, a e njohin Republikës e të ngjashme, atëherë ai tha se do të veprohet tutje.

Veseli në një konferencë për media, duke folur për ndodhitë e ditës së sotme në Kuvend, ka thënë se është i gatshëm të jep dorëheqje nëse ka vetëm një rast që ndonjëherë nuk u ka dhënë leje të shprehin mendimet e tyre deputetëve të opozitës, kur ata kanë kërkuar.

“Ftoj të gjithë por dialog të hapur brenda institucioneve të Kosovës. Nëse i kam penguar ndonjëherë në shprehjen e qëndrimeve të tyre ndonjëherë jam i gatshëm të jap dorëheqje”, tha ai, raporton lajmi.net

Duke dënuar ato që kanë ndodhur ai e ritheksoi se Kuvendi nuk është vendi ku do të rrëzohet Qeveria.

“Nuk është mirë me na dëmtu neve me veprime antidemokratike. Në asnjë moment Kuvendi nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Kosovës. Ekziston vullnet i mazhorancës të vazhdohet puna në Kuvend. Njerëzit nuk mund të largohen nga përgjegjësi”, tha Veseli.

“Ne nuk e dimë qëndrimin e tyre as për Republikën, a e njohin, ma thoni ju, ose pyetni ata, cili është qëndrimi për flamurin e Kosovës?. Kemi probleme të mëdha aktualisht, nuk mund të shkojmë në zgjedhje kur mund të mos njihen si proces”, tha kreu i Kuvendit./Lajmi.net

YouTube player