Veseli: Kushdo që na ngacmon, do t’i përgjigjemi

Kadri Veseli i ftuar në RTK është duke folur rreth Ushtrisë së Kosovës.

Lajme

14/12/2018 20:56

Ai ka theksuar edhe njëherë faktin se Ushtria e Kosovës është për partneritet dhe për të ruajtur e ndihmuar paqen në rajon, shkruan lajmi.net

Ai madje është shprehur se Kosova nuk e ngacmon askënd, por do t’i përgjigjet të gjitha ngacmimeve që i vijnë.

“Duhet të na lënë rehat”, ka thënë Veseli.

I pyetur për serbët të cilët janë larguar nga FSK dhe strategjinë për të futur përsëri serb në kuadër të Ushtrisë së Kosovës, Veseli tha se edhe kjo do të bëhet.

Ai tha se në të njëjtën mënyrë si janë kthyer serbët në Kosovë pas pavarësisë do të kthehen edhe në ushtri sepse ata kanë rënë pre e propagandës dhe shantazhës të Serbisë. /Lajmi.net/