Veseli kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kujton Jusuf e Bardhoshë Gërvallën si dhe Kadri Zekën në 36 vjetorin e vrasjes së tyre.

Lajme

17/01/2018 15:32

“Sot përkujtojmë edhe veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës, Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.

“36 vite më parë jeta e tyre u shua pabesisht nga dora e armikut, por rruga e lirisë, e nisur prej tyre, nuk u ndal kurrë”.

“Ne sot jemi të lirë, shtet i pavarur e sovran, falë sakrificës së tyre dhe të mijëra dëshmorëve të atdheut”.