Veseli: Kosova nuk do ta harrojë kurrë 24 marsin e vitit 1999

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri  Veseli në 18 vjetorin e intervenimit të forcave të NATO-s mbi caqet serbe ka thënë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë 24 marsin e vitit 1999.

Lajme

24/03/2017 15:01

Ai ka thënë se lufta e UÇK-së dhe sulmet ajrore të NATO-s sollën lirinë.

“Kosova nuk do ta harrojë kurrë 24 marsin e vitit 1999, kur bota u bë bashkë për t’i dhënë fund gjenocidit serb ndaj shqiptarëve. Lufta heroike e UÇK-së dhe sulmet ajrore të aleatëve ndërkombëtarë, në këtë ditë historike, po na çonin drejt lirisë. Faleminderit secilit ushtar të NATO-s dhe secilit qytetar të Kosovës për sakrificën dhe kontributin e madh për këtë vend”, ka shkruar Veseli në facebook./ Lajmi.net/