Veseli: Kosova do ta krijojë shpejt ushtrinë – Lajmi.net
Veseli: Kosova do ta krijojë shpejt ushtrinë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 10:06, 14 November 2017
Kryekuvendari, Kadri Veseli, në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet sot në Prishtinë, ka folur për arritjet e Kosovës në sferën e sigurisë dhe për synimet e saj për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të lartë të NATO-s, të institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, Veseli ka thënë se pothuajse gjatë një dekade të funksionimit si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova është dëshmuar si faktor i paqes, stabilitetit dhe forcimit të demokracisë në regjionin e Ballkanit.

Veseli potencoi angazhimin e Kosovës për raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj, përderisa me Serbinë vazhdon dialogu për normalizim raportesh, si fazë e parë në procesin e pashmangshëm të njohjes reciproke.

Sa i përket Malit të Zi, Veseli tha se nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që marrëdhëniet e shkëlqyeshme me të, të cenohen apo vihen në diskutim.

Ai tha se dilemat e brendshme rreth demarkacionit nuk do të ndikojnë në miqësinë e qëndrueshme mes dy shteteve dhe se këto dilema do të tejkalohen pa i lënduar miqtë dhe partnerët tanë.

“Kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit. Në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë. Ne kurrë, as nuk kemi qenë, e as nuk do të lejojmë që territori ynë të shërbejë si burim frymëzimi apo rekrutimi për grupet ekstremiste”, theksoi Veseli, transmeton Klan Kosova.

Ai konfirmoi angazhimin e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në NATO, përderisa tashmë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur të gjithë kapacitetet e nevojshme për të dhënë kontributin e drejtpërdrejtë si anëtare e Aleancës Veriatlantike.

“Ne sot ndihemi krenar me kadetët e FSK-së për suksesin që po tregojnë në garat më të mëdha ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s. Ky sukses është vetëm një shembull që tregon se kjo Forcë është gati për të marrë rolin që i takon në dinamikën e sigurisë rajonale dhe globale. Transformimi i saj në Ushtri të Kosovës është proces i pandalshëm, i domosdoshëm dhe në interes të të gjitha palëve”, tha shefi i Kuvendit, duke shfaqur besimin se shumë shpejt ky proces do të përmbyllet, në harmoni me kushtetutën dhe vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Fjalët kyçe: Kadri Veseli, Ushtria

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play Bike Rivals
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush