Veseli konfirmon 1 shtatorin për Demarkacion, thotë se nuk i frikohet kërcënimeve

Më 1 shtator do të organizohet seanca e rregullt plenare, ku do të jetë në rend të ditës edhe çështja e demarkacionit.

Lajme

10/08/2016 14:57

Ai ka thënë se për çështje në interes të vendit, nuk do t’i ndal askush, duke u përgjigjur për veprimet e deputetit të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili hodhi gazin lotsjellës në fillim të

“Nuk u frikësohemi asnjëherë, nuk u frikësohemi vrasjeve, nuk u frikohemi gazit lotsjellës, kam qenë në shkollë fillore, fëmijë kur kam marr gaz lotsjellës në demonstratat e vitit 1981”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se të gjithë ata që po kryejnë veprime dhune, do të përgjigjen para ligjit dhe do të ndëshkohen

Ai u ka bërë thirrje partive opozitare që mos t’i nxisin fshatarët e rajonit të kufirit më Malin e Zi, siç ka thënë ai, emocionalisht./lajmi.net