Veseli kërkon dënimin e sulmuesve të dy shqiptarëve në Novi Sad

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër për sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad.

Lajme

08/10/2018 20:38

Veseli ka kërkuar nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka thënë nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie dhe duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën.

Reagimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Me shqetësim mora lajmin për sulmin e kryer ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad.

Pa dashur të paragjykoj për rrethanat dhe shkaqet e sulmit, kërkoj nga autoritetet në Beograd që të gjejnë sa më parë ata që kryen këtë akt dhe ti vendosin para drejtësisë.

Serbia duhet të dëshmojë se është e përkushtuar në mbrojtje të njerëzve, pa dallim etnie.

Po ashtu, duhet të heq dorë nga gjuha e urrejtjes e cila ushqen dhunën.

Të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë.