Veseli: Jemi bërë bashkë që askush të mos e cenojë Republikën e Kosovës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka zhvilluar sot një takim me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

29/05/2017 17:32

Para tyre, Veseli ka thënë se pse ka ndodhur bashkimi i ‘Krahut të Luftës’, duke thënë se të gjithë e kanë pritur këtë ditë qe 17 vite.

“Jemi bërë bashkë për t’iu thënë të gjithëve atyre që synojnë të cenojnë Kosovën, jo se nuk guxoni. Jemi bërë bashkë për Ushtrinë e Kosovës. Jemi bërë bashkë që atyre që duan ta shkatërrojnë Kosovën tu themi jo”, ka thënë lideri i PDK-së.

Ai tutje ka thënë se koalicioni PAN do të garantojë agjendën e evropiane të Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Synimi ynë është që qytetarët tonë të jenë të kënaqur të jetojnë në shtetin e vet. Fillimi i Ri e ka kuptimin që Kosovën ta transformojë ekonomikisht, dhe ta jetësojë idealin e heronjve”, tha Kadri Veseli para veteranëve të UÇK-së.

Veseli gjithashtu ka bërë të ditur se Fillimi i Ri do të bëj që të fuqizohen të rinjtë dhe gratë./Lajmi.net/