Veseli: Jam i bindur që kosovarët do të lëvizin pa viza këtë vit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë se kosovarët do të lëvizin pa viza brenda këtij viti.

Lajme

21/03/2018 21:08

Ai është shprehur i bindur se kjo do të ndodhë, duke shtuar se kanë mbetur edhe disa kritere që duhet të plotësohen, pas atij të demarkacionit.

“Në fund të këtij viti, diku ka dhjetori presim që të votohet në BE që Kosova të lëviz pa viza. Jam i bindur që kosovarët këtë vit do të lëvizin pa viza”, ka thënë Veseli për T7.

Ai ka folur edhe për mos votimin e Listës Serbe, por nuk ka treguar se çka kanë kërkuar për ta votuar demarkacionin.

I pari i Kuvendit ka thënë se nuk do ta dëgjojnë se cka thotë Beogradi, dhe nuk bien nën ndikimin e Listës Serbe.