Veseli: Institucionet e reja të përkushtuara për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se institucionet e reja të vendit janë të përkushtuara maksimalisht për të përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, transmeton lajmi.net

Lajme

14/09/2017 12:34

Këtë deklaratë Veseli e ka dhënë përmes një shkrimi në llogarinë e tij në “Facebook”, pas takimit që ka zhvilluar me drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbim të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst.

“Me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbim të Jashtëm Evropian, Angelina Eichhorst, pata kënaqësinë të diskutojmë për procesin e integrimit europian të Kosovës. Institucionet e reja të Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht për përmbushjen e kritereve që mundësojnë lëvizjen e lirë për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli. /Lajmi.net/