Veseli i shqetësuar, thotë se situata është serioze (Video)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se situata politike, nuk duhet injoruar më dhe, se është shumë serioze.

Lajme

24/02/2016 18:07

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka vlerësuar se hedhja e gazit lotsjellës gjatë kësaj mbledhje, ka kaluar çdo kufi.

“Sot pas një kohe shumë të gjatë i patëm në kryesi edhe kolegët e opozitës. Unë i inkurajoj ata që të jenë pjesë e kësaj vendimmarrje, megjithatë ajo çfarë ndodhi brenda, veçanërisht hedhja e gazit lotsjellës po kalon të gjitha kufijtë e normalitetit”.

“Kjo çfarë po ndodhë është e re por nuk është e panjohur. Opozita dëshiron ta thotë vetëm mendimin e vet por nuk dëshiron zgjidhje”.

“Kërkoj përgjegjësi dhe ruajtjen e familjeve. Ka një gatishmëri dhe fanatizëm i cili duhet të jetë shqetësues për të gjithë. Ka një vendosmëri të fanatizmit”, ka thënë Veseli, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk do të ndalemi duke e thirrur Opozitën që të dialogojë. Por, të na imponojë zgjidhjen, nuk do të mund ta bëjë askush, nuk ka mundur as Serbia”./lajmi.net

YouTube player