Veseli i përgjigjet kërkesës nga SHBA-të për heqje të taksës ndaj Serbisë – Lajmi.net
Veseli i përgjigjet kërkesës nga SHBA-të për heqje të taksës ndaj Serbisë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 17:59, 18 January 2019
Kryeparlamantari i Kosovës, Kadri Veseli ka zbuluar po ashtu se kush e ka propozuar taksën ndaj Serbisë tek kryeministri Ramush Haradinaj.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka qenë i prerë më përgjigjen e tij për kërkesën e SHBA-ve rreth heqjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe.

“Taksa do të qëndrojë”, ka thënë Veseli në intervistën për emision “Frontal” në T7.

Sipas tij, taksa ka ardhur pas veprimeve që Serbia i ka kryer kundër shtetit të Kosovës.
“Nuk do të hiqen veprimet të cilat i krijon vetë Serbia. Taksen se kemi bërë nga dëshira.

As kur e kemi bërë 10%, e as 100%”, ka thënë ai për Televizionin 7.

Veseli, në intervistën në emisionin “Frontal”, ka thënë se taksen 100% e ka propozuar vetë ai tek kryeministri Ramush Haradinaj. Ky i fundit, sipas kreut të PDK-së kishte propozuar që taksa të jetë 30% ndaj produkteve që vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja.

“Propozimi im ka qenë 100%”, ka thënë Veseli, shkruan Gazeta Express.

“Vendimi im dhe i kryeministrit do të jetë prapë në interesin e Kosovës dhe ruajtjen e partneritetit me SHBA-në”, ka shtuar kryeparlamentari, duke folur rreth kërkesës së SHBA-ve për heqjen e taksës, edhe pse ai më tutje ka insistuar se taksa do të vazhdojë të jetë në fuqi.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO