Veseli ftohet në Konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor – Lajmi.net
Veseli ftohet në Konferencën e kryeparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 16:22, 13 September 2017
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, priti në takim ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, nga i cili mori urimet për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit.

Ambasadori hungarez i përcolli kryetarit Veseli ftesën e kryeparlamentarit hungarez për të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të mbahet në fund të tetorit të këtij viti në Budapest.

Kryeparlamentari Veseli pranoi me kënaqësi ftesën e homologut të tij hungarez, ndërsa falënderoi ambasadorin Markusz për kontributin e Parlamentit të shtetit të tij në ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit të Kosovës dhe forcimin e demokracisë parlamentare në vendin tonë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Parlamentit të Hungarisë, të cilët në kuadër të Projektit të Binjakëzimit i japin mbështetje administratës së Kuvendit.

screenshot_10

Fjalët kyçe: Kadri Veseli

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Stealth Sniper
  • Play Urban Basketball
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Turbo Racing 3