Veseli falënderon McCain-in për mbështetjen e SHBA-ve ndaj Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në seancën e sotme solemne ka falënderuar senatorin amerikan John McCain për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të  Amerikës ndaj Kosovës.

Lajme

13/04/2017 15:00

Veseli ka thënë se mbështetja nga SHBA-të është domosdoshmëri për Kosovën.

“Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kauzën e Kosovës ishin të domosdoshme sic  është edhe vazhdimi i mbështetjes nga SHBA. Mund të themi se ne kemi përmbushur pritjet e Amerikës në ndërtimin e shtetit”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka thënë se ndihet i nderuar që ka takuar presidenti amerikan, Donald Trump si lideri i parë i vendeve të Ballkani. /Lajmi.net/