Veseli: Faleminderit djemve të Kosovës, jemi me ta në secilën ndeshje

Kryeparlamentari Kadri Veseli, e konsideron të rëndësishme pikën e fituar sonte nga përfaqësuesja e Kosovës në përballjen e tyre ndaj Ishujve Faroe.

Lajme

14/10/2018 21:00

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, e ka konsideruar të rëndësishëm sigurimin e një pike të përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faroe.

Ai përmes këtij postimi, ka bërë të ditur se, pavarësisht rezultateve të përfaqësueses së Kosovës ai do të vazhdojë r’i mbështes lojtarët, shkruan lajmi.net.

Kujtojmë se Kosova kryeson në Ligën e Kombeve në Grupin D, Liga 3 me tetë pikë.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhyrje:

Faleminderit djemve të Kosovës për një lojë me zemër, si çdo herë tjetër.

Një pikë e rëndësishme, për ta vazhduar garën si lider të grupit.

Ne do të jemi në çdo ndeshje me ta. ?? . /Lajmi.net/