Veseli edhe në Boletin për rivarrimin e Isës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit të kombit, Isa Boletini, në fshatin Boletin. Në ceremoni morën pjesë edhe bartës të tjerë të përgjegjësive institucionale të vendit, familjarë të heroit Isa Boletini dhe qytetarë të shumtë. Gjatë paradites së sotme, ndërkaq, në…

Lajme

10/06/2015 17:25

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit të kombit, Isa Boletini, në fshatin Boletin.

Në ceremoni morën pjesë edhe bartës të tjerë të përgjegjësive institucionale të vendit, familjarë të heroit Isa Boletini dhe qytetarë të shumtë.

Gjatë paradites së sotme, ndërkaq, në kuadër të aktiviteteve të organizuara me rastin e rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, kryetari Veseli mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në mbledhjen e veçantë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës dhe në manifestimin qendror në stadiumi ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.