Veseli: Duke mbështetur njerëzit punëtorë të Rahovecit, forcojmë ekonominë e vendit (FOTO)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kanë takuar dhjetëra vreshtarë ku shpalosën para tyre platformën qeverisëse e cila, siç tha Veseli, do të jetë Forca e Ndryshimit të mëtejmë të Rahovecit.

Lajme

24/09/2017 18:36

 

Vreshtarët e Rahovecit e falënderuan kreun e PDK-së për mbështetjen e ofruar për ta dhe për bashkëbisedimin e vazhdueshëm me fermerët për të rritur përkrahjen për fushën e bujqësisë.

“Kam kënaqësi që takoj njerëz punëtorë që punojnë tokën dhe fitojnë nga djersa e ballit. Unë ju siguroj se fermerët do të kenë mbështetje të vazhdueshme, pasi përmes ndihmës për punëtorët e vërtetë ne arrijmë ta forcojmë ekonominë tonë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Nuk ka asnjë parti politike që ka mundur as të imagjinoj se ne do të realizojmë të gjitha premtimet për vreshtarët, blegtorët, perimtarët, gjithë sektori i bujqësisë. Por ju e dini se sa subvencione e grante janë shpërnda dhe sot bujqësia ndodhet në një pozicion shumë të favorshëm. Rahoveci mbetet kampion i punës në vreshtari dhe ne do të vazhdojmë përmes kryetarit Idriz Vehapi të rrisim mbështetjen për sektorin e bujqësisë”, tha Veseli.

Ai tha se çdo projekt i kryetarit Idriz Vehapi do ta ketë mbështetjen e plotë të qeverisjes qendrore.

Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, duke folur për platformën e tij qeverisëse, tha se ajo në thelb është mbështetja e plotë e gjithë vreshtarëve dhe fermerëve në përgjithësi.

“Unë do të vazhdoj të jem afër jush dhe në mbështetje të plotë për tu ndihmuar në rritjen e kapacitetit prodhues në mënyrë që komuna jonë të vazhdojë rritjen e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për punësim”, tha Vehapi.

Pas takimit me vreshtarët, Veseli dhe Vehapi vazhduan takimet me qytetarët e Rahovecit nëpër lagje.

21985631_10214677655596453_1977068096_o 21985640_10214677656116466_116003667_o 21985497_10214677656076465_977796174_o 21981787_10214677655636454_57008457_o