Veseli: Do të fitojë e drejta e kombit tonë

Kadri Veseli e sheh si negative themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë, por gjithsesi ai u shpreh i bindur se luftëtarët e UÇK-së do të dalin fitues në çdo ballafaqim me drejtësinë.

Lajme

17/04/2014 20:54

Nënkryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë është diçka negative.

Ai tha se PDK do të ketë qëndrimin e saj politik ndaj kësaj çështje konform interesave të vendit. Ai tha se në fund do të fitojë e drejta e luftës së Kosovës.

“E konsiderojmë si diçka negative, sido që të jetë, PDK do të ketë qëndrimin e vet unik politik ndaj kësaj çështje, i cili do të jetë konform interesave të atdheut tonë, të luftës sonë çlirimtare”.

“Në të njëjtën kohë, e çmoj veçanërisht partneritetin tonë me bashkësinë ndërkombëtare”.

“Asnjë luftëtar i lirisë nuk i frikësohet drejtësisë dhe jam shumë i bindur se në çdo ballafaqim do të fitojë e vërteta, do të fitojë e drejta dhe do të fitojë e drejta e kombit tonë për luftën e vet për liri”, tha për RTK,në Kadri Veseli.