Veseli: Do ta mbrojmë dhe çmojmë flamurin e Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Pejë. Veseli gjatë takimit me të rinjtë e këtij qyteti ka premtuar se do të angazhohet në mbrojtjen e flamurit shtetëror të Kosovës. Ai ka thumbuar Lëvizjen Vetëvendosje e cila i konteston simbolet e shtetit.

Lajme

29/05/2017 12:17

“Fillimi i Ri nënkupton mbrojtjen dhe konsolidimin e identitetit tonë shtetëror. Do ta mbrojmë flamurin e Republikës së Kosovës dhe do ta çojmë lart ashtu si Majlinda Kelmendi”, ka shkruar Veseli./Lajmi.net/