Veseli dhe Haradinaj shkojnë te Pacolli (Foto)

Kanë mbetur më pak se 10 ditë deri në mbajtjen e seancës konstituive ku pritet të zgjedhjet kryetari i Kuvendit si dhe më pas të bëhet votimi i Qeverisë së re.

Lajme

25/07/2017 21:37

Koalicioni fitues “PAN” po zotohet se kanë siguruar numrat për formimin e ekzekutivit, duke aluduar në disa deputetë të LAA-së dhe AKR-së.

Ndërsa, po sonte, kryetar i PDK-së, Kadri Veseli dhe i nominuari për kryeministër Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim në hotelin “Swiss Diamond”, pronë e Behgjet Pacollit.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe njëri prej figurave kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër për “Indeksonline” ka thënë se takimi ishte vetëm miqësor.  Mirëpo, ai u shpreh i bindur se numrat tani më janë siguruar.

“Veç kemi pi kafe. S’jam kompetent për me fol. Ato çështje i ka Ramushi dhe Kadria. Por unë kam informacion që janë siguru numrat”, është shprehur shkurt ai.

sav23233223 bs22323 sba232323_1501009883-7616252