Veseli dhe Haradinaj nuk pranojnë kushte nga Lista Serbe (Video)

Formimi i qeverisë së re po sfidon partitë politike të cilat garuan në zgjedhjet e 11 qershorit, por që asnjëra nuk arriti të marr votat e nevojshme që do i mundësonin krijimin e qeverisë pa “negociata”

Lajme

17/06/2017 21:25

Megjithëse shumica e përfaqësuesve politik nuk po shprehen të qartë për formimin e numrave me arsyetimin se po presin certifikimin e rezultateve.

Mirëpo në ditët e fundit janë shtuar zërat se krijimi i qeverisë do varet kryekëput nga Lista Serbe, e cila në këtë rast do shfrytëzoj rastin për kushtet e saja.

Por, koalicioni PAN i cili doli fitues në zgjedhje është i bindur se kanë numrat për të formuar qeverinë dhe se nuk do pranojnë kushte as nga Lista Serbe dhe as nga partitë tjera.

YouTube player