Veseli: Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë transformimi ekonomik

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar sot me të rinjtë në kuadër të ‘Innovation Centre Kosovo’.

Lajme

15/02/2018 14:45

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik.

“Ekonomia e dijes dhe ajo digjitale janë çelësi i zhvillimit. Dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të jetë dekada e një transformimi ekonomik. Dhe këtë mund ta bëjmë më se miri me rininë tonë inovative dhe kreative. Sot, edhe një herë, takova të rinj në kuadër të Innovation Centre Kosovo, idetë dhe projektet unike të të cilëve kanë hapur qindra vende pune në Kosovë, si dhe kanë depërtuar edhe në tregun global”, ka shkruar Veseli./Lajmi.net/

27993247_926958804145993_1141210721826578599_o 28060980_926958904145983_6879438644275112696_o 28061220_926958787479328_708271587720979515_o