Veseli dëgjon profesorët e bujqësisë për të ardhmen e këtij sektori – Lajmi.net
Veseli dëgjon profesorët e bujqësisë për të ardhmen e këtij sektori
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 18:57, 21 April 2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me profesorë të Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë për reformat që duhen të ndërmerren në këtë fushë.

Profesorët e fushave të ndryshme të bujqësisë thanë se shteti duhet të ndihmojë në krijimin e hallkës bashkëpunuese mes fermerëve dhe institucioneve të specializuara të bujqësisë në mënyrë që prodhimet vendore të enë sa më kualitative dhe të rriten rendimentet.

Hajrip Mehmeti, profesor i blegtorisë, tha se Kosova duhet të fokusohet në shtimin e kultivimit dhe rritjen e numrit të bagëtive.

“Duhet të bëhen skema por kërkojmë përkrahje institucionale. Duhet të bëhen skema përmirësuese që ta rrisim prodhimtarinë”, tha Mehmeti.

Profesorët e Fakultetit të Bujqësisë kërkuan që institucionet të rrisin mbështetjen në hulumtime shkencore në mënyrë që të rritet kujdesi për parandalimin e sëmundjeve në fushën e bujqësisë, në mënyrë që fermerët mos të dëmtohen me rënien e rendimenteve.

Pasi dëgjoi idetë dhe propozimet e profesorëve të Fakultetit të Bujqësisë, kryetari Veseli tha se aktualisht mungon hallka që lidhë komplet sektorin e bujqësisë, për çka tha se duhet ndërhyrje e shpejt për ta përmirësuar.

“Nuk mund të zhvillohet fakulteti i bujqësisë asnjëherë, pa e pas praktikën. Veç edhe bujqësia në Kosovë kurrë nuk do të ketë zhvillim e as Ministri të Bujqësisë pa e pas involvimin e ekspertëve”, tha Veseli. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: Bujqesia, Kadri Veseli

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Urban Basketball