Veseli: Çështja e liberalizimit të vizave, krejtësisht politike

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se Kosova më shumë se çdo vend në regjion i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave.

Lajme

03/12/2018 21:22

Veseli në emisionin ‘Pressing’ ka theksuar se mosliberalizimi i vizave është një lajm dëshpërues.

“Ky është lajm dëshpërues edhe për Bashkimin Evropian për vet faktin se BE i ka vendosur disa standarde përmes të cilave e ka vlerësuar çdo vend në rrugëtimin për liberalizmin e vizave. Ndërsa ne më shumë se çdo vend në regjion i kemi plotësuar kushtet, janë 95. Kemi arritur të shkojmë më tutje në reforma të sistemit të drejtësisë. Ne kemi arritë të përmbyllim edhe çështje të hapura siç është çështja e kufijve e demarkacionit, ju e dini se sa na ka kushtuar kjo”, ka thënë Veseli, përcjell lajmi.net.

Tutje, ai ka shtuar se në BE është rritur skema e populzimit ndërsa Parlamenti Evropian ka edhe zgjedhje.

“Është thënë se çështja e liberalizimit është çështje teknike nuk ka të bëj me ndërmarrje politike tani po del se paska qenë krejtësisht politike, për vet faktin se liberazim të vizave u ka dhënë vendeve njerëzve që kanë problem të madh edhe me korrupsion . Kjo më tepër sesa padrejtësi është edhe gabim i madh i BE kjo do të jetë shembull i një kriteri që nuk e respekton as BE”, është shprehur i pari i Kuvendit.

Veseli ka porositur të rinjtë të mos ftohen për shkak të mosliberalizimit të vizave duke theksuar se Kosovën askush nuk mund ta ndal drejt perëndimit dhe Bashkimit Evropian. /Lajmi.net/