Veseli bisedon me deputetët gjerman për investime në Kosovë

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Grupin parlamentar për Evropën juglindore të Bundestagut gjerman, i kryesuar nga Peter Weiss, i cili vjen nga radhët e CDU-së.

Lajme

15/03/2016 15:14

Sipas njoftimit, në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimin bilateral në mes dy parlamenteve. Një fokus i veçantë gjatë takimit iu kushtua zhvillimit ekonomik.

“Parlamentarët gjermanë u interesuan për mundësitë ekonomike të Kosovës në tërheqjen e investimeve kapitale. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkaq, bëri një ekspoze të gjendjes aktuale ekonomike në Kosovë, mundësitë dhe projektet zhvillimore në fushën e turizmit dhe atë të energjisë”, thuhet në njoftim.

Në fund të takimit, kryetari Veseli i bëri ftesë Peter Weiss që ai së bashku me grupin parlamentar që e kryeson, të vizitojnë Kosovën.

Konferenca mbi luftën kundër antisemitizmit, në të cilën po merr pjesë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, i përmbyll sot punimet. /lajmi.net