Veseli bën iftar me qindra miq të tij në Gjilan (Foto)

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, mbrëmë ka bërë iftar me qindra miq të tij në Gjilan. Në mesin e miqve të tij, ka qenë edhe bashkëshortja e heroit të kombit, Agim Ramadani. “Muaji i shenjtë na gjen duke vizituar miq dhe familje.

Lajme

30/05/2017 09:53

Mbrëmë pata nderin të ndaj iftarin në Gjilan në mesin e miqve të shumtë. Posaçërisht u gëzova kur e pashë zonjën Shukrije Ramadani, bashkëshorten e shokut tonë të ndjerë, Heroit të Kombit, Agim Ramadani. Sakrifica e tij dje na frymëzon që ne sot të marrim vendime të guximshme për popull”, ka shkruar Veseli.