Veseli: BE vlerësoi të arriturat e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Lajme

18/04/2018 09:36

Veseli thotë se institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së, transmeton lajm.net.

Postimi i plotë i Veselit:

“Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Në këtë fazë, nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë. Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë”. /Lajmi.net/