Veseli, BE-së: Presim qasje të sinqertë nga ana juaj

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dërguar një porosi për Bashkimin Evropian, pas vendimeve që shteti i Kosovës ka marrë kohëve të fundit.

Lajme

16/12/2018 14:14

Në një postim në Twitter, ai ka thënë se presin një qasje të sinqertë nga ana e BE-së.

“Pas miratimit të marrëveshjes për demarkacionin, reformave në drejtësi dhe përmbushjes së të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave, më shumë se çdo vend tjetër jo anëtar, ne presim një bashkëpunim më të afërt dhe të sinqertë nga ana e BE-së”, ka shkruar Veseli, përcjell lajmi.net.

Në këtë postim, ndërkaq, ai ka vlerësuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlamentari gjithashtu ka theksuar se miratimi i rezolutës për dialogun dhe ekipit negociator tregon përkushtimin e Kosovës për marrëveshje dhe gatishmërinë për vendime të mëdha. /Lajmi.net/