Vesa thumbon kolegët e saj (Foto)

Këngëtarja Vesa Luma ka ardhur me një ‘lum’ thumbimesh për kolegët e saj.

ShowBiz

15/01/2017 21:10

Ajo ka hedhur një video në Instagram, të cilës ia ka lënë një shkrim ku ka folur për realitetin që është sot në shoubizin vendor, shkruan lajmi.net

Vesa ka thënë se ndonëse nuk ka miliona klikime në këngët e saj, që shumica në këngët e kolegëve janë të blera, ajo nuk dorëzohet dhe shumë shpejt do të sjellë këngë të reja.

Përveç këtyre fjalëve, këngëtarja ka treguar se kënga e përdorur në reklamën e Vala-s është e kompletuar dhe i ka pyetur fansat se a mendojnë ata që ta bëj edhe me klip./Lajmi.net/

screenshot_1