Vesa Luma përzgjedh kollaren e Besim Dinës për emision (Foto)

Këngëtarja e njohur kosovare Vesa Luma ka pak ditë që ka publikuar projektin e saj më të ri “Ti zemra jem”, këngë e cila është pritur mirë nga publiku.

ShowBiz

24/05/2017 10:42

Këtë javë ajo ka marrë rrugën drejt Prishtinës, pasi ka takuar familjarët e saj, ndërsa këtë të shtunë ajo do të paraqitet edhe në emisionin “Oxygen”.

Në disa imazhe që ajo ka ndarë me fansat në rrjetet sociale, Vesa shfaqet në prapaskenën emisionit, teksa pranë saj gjendej edhe humoristi Besim Dina, i cili po bëhej gati për të dalë në emision.

Ky i fundit kishte tre kollare interesante në dorë, ndërsa njërën prej tyre do të zgjidhte për ta veshur.

E për të bërë zgjedhjen se cila do të ishte më e mirë, Besimi kërkoi mendimin e mysafires së tij, këngëtares Luma, e cila zgjodhi njërën prej tyre.

Se cilat janë situatat tjera humoristike që dyshja do të ofrojnë për shikuesit, kjo mbetet të shihet në emisionin e ardhshëm. /Telegrafi/