Vesa Luma dhe Big Basta realizojnë ‘klipin’ e ri, sjellin diçka të bukur..

Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta ka kohë që janë shpërngulur në Zelandën e re.

ShowBiz

07/07/2018 10:13

E që nga atje ata nuk ngurrojnë të publikojnë imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria e tyre, shkruan lajmi net.

Por që projektet muzikore i kanë lënë më anash, për shkak të veprimtarive të tjera e padyshim se edhe familjes.

Përmes një video që Vesa ka publikuar në Instagram shfaqet me Big Bastën e që thotë se kanë realizuar klipin e ri, teksa paralajmëron diçka të bukur.

“Ja dhe videoklipi me i ri muzikor nga ne dy ..kerkojme falje qe u vonuam pak kete sezon ..por kishim ca probleme teknike ..? Falenderojme nenen natyre, oborrin e shpise, dhe qiellin e bukur te dimrit ? ..Pertej shakas..dua t’ju falenderoj te gjitheve qe shkruani dhe na pyesni kur do kthehemi ( ne sapo erdhem ?) ..Jemi ne nje faze shume te bukur frymezuese qe vetem kjo parajse ketu di ta jap..dhe po mledhim shume energji te mire..Besoj qe cdo artisti ju dashka nje reflektim nga larg te pakten nje here..dhe meqe me sa po shoh nuk eshte se ka ndryshuar ndonje gje sa i perket tregut muzikore, shume shpejt do te kthehemi me bukur e me te realizuar se cdo here tjeter..❤Ju perqafojme shume shume #missyou#newzealand #auckland #devonport@bigbastaofficial”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bk6_oKEjPi_/?hl=en?&taken-by=vesaluma