Versioni i ri i Skype Preview mund të kryejë përkthime

Skype lançoi një veçori të re në ndërtimet eksperimentale të aplikacionit universal në Windows Store.

Auto & Tek

12/12/2016 21:51

Versioni i ri i Skype Preview mund të kryejë përkthime në kohë reale përmes Skype Translator edhe kur realizon thirrje ndaj linjave fikse dhe mobile.

Ky është lajm shumë i rëndësishëm sepse e afron Skype akoma edhe më tepër me misionin e platformës, të qënurit një përkthyes universal.

Për të provuar versionin e ri duhet të keni të instaluar ndërtimin më të fundit eskperimental të Windows 10, 14986. Sapo të keni instaluar këtë ndërtim, shkarkoni dhe instaloni versionin më të fundit të Skype Preview.

Normalisht u duhet të keni kredite ose abonim në Skype në mënyrë që të realizoni thirrjes. Nëse jeni abonent i Office 365 atëherë keni 60 minuta falas çdo muaj.