Versionet e vdekjes së Walker!

Vdekja e aktorit amerikan, Paul Walker, bëri bujë të madhe në mbarë botën. Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë versione të ndryshme rreth ‘shuarjes’ së 40 vjeçarit, së bashku me një mik të tij, me të cilin gjendej në veturën Porsche GT Carrera, me të cilën e humbi edhe jetën. Edhe pse në video-xhirim nuk…

ShowBiz

05/12/2013 06:00

Vdekja e aktorit amerikan, Paul Walker, bëri bujë të madhe në mbarë botën. Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë versione të ndryshme rreth ‘shuarjes’ së 40 vjeçarit, së bashku me një mik të tij, me të cilin gjendej në veturën Porsche GT Carrera, me të cilën e humbi edhe jetën.

Edhe pse në video-xhirim nuk shihet mirë se si ndodhi ngjarja, spekulohet se makina mund të mos ketë shpërthyer nga flakët, menjëherë pas përplasjes me pemën.

Versionet e këtij aksidenti të tmerrshëm janë tre: i pari, ai që beson opinioni publik dhe familja, është se aktori dhe shoku i tij kanë vdekur në vend.

I dyti është se ylli i Fast & Furiuos ishte ende gjallë, në momentin e ndodhjes së këtij dizastri, por që nuk kishte vetëdije të mjaftueshme për t’ju shmangur flakës, e cila e përfshiu veturën.

I treti dhe më i tmerrshmi është se aktori kishte mbetur në pjesën e jashtme të makinës, i vetëdijshëm, por i paaftë që të lëvizte, pasi kishte mbetur i bllokuar ose i lënduar, i pafuqishëm për t’i ikur zjarrit. Për ta bërë një hap përpara drejt së vërtetës duhet të priten rezultatet e autopsisë, pas kontrollimit të trupave të viktimave. Kjo është një çështje orësh.