Vërshohet nga çokollata një qytet në Gjermani

Një qytet në Gjermani u përmbyt pasi një ton çokollatë u derdh në rrugë.

Fun

11/12/2018 18:59

Banorët e qytetit Westonnen, afër Dortmundit, mbetën në një situatë të bllokuar natën e të hënës kur një kamion depozitues i DreiMeister dështoi së funksionuari, transmeton lajmi.net.

Zjarrëfikësit ishin thirrur në orën 8 të pas ditës, të cilët ndërmorën masat e lëngshme për largimin e shtresëzimit të çokollatës.

Gazeta lokale Soester Anzeiger tha se një “problem i vogël teknik” kishte çuar në derdhje, pa hyrë në detaje.

Shefi i kompanisë Markus Luckey tha se kishte një problem me njërën nga teknikat, por prodhimi do të rifillojë përsëri të mërkurën. /Lajmi.net/