Vërshimet në Shqipëri, uji merr veturën ku ndodheshin babë e bijë

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç. Si pasojë e motit të keq dhe vërshimit të ujërave, një veturë ku udhëtonin babë e bijë ka dalë nga rruga. 

Lajme

18/11/2014 22:18

Deri në këto momente është gjetur vetëm trupi i pajetë i të atit i identifikuar si Gjon Kola ndërsa nuk dihet asgjë për fatin e vajzës, raportojnë mediat në Shqipëri.

Trupi i pajete i të atit është gjetur në një fushë të përmbytur. Mësohet se viktima është drejtori i shkollës së mesme në Laç.