Vërshimet në Indi, arrin në 77 numri i të vdekurve

77 persona kanë vdekur në Indi si pasojë e e përmbytjeve, rrëshqitjeve të dheut dhe nga shembja e një ure në shteti Kerala të Indisë, ndërsa reshjet e mëdha përbëjnë kërcënim për zonat e tjera të vendit.

Bota

16/08/2018 11:21

Autoritetet e shtetit jugor, që përbëhet nga 33 milionë banorë, i kanë vendosur agjencitë lokale në gatishmëri të nivelit më të lartë pasi kjo është musoni (erë që sezonale në rajonin e Azisë që sjell shira) më i madh për gati një shekull në Kerala.

Kerala është goditur nga musoni çdo vit, por shirat kanë qenë veçanërisht të rënda që nga data 8 gusht e këtij viti duke përmbytur qindra fshatra dhe duke bërë që autoritetet të pezullojnë fluturimet brenda dhe jashtë rajonit, raporton Al Jazeera.

Më shumë se 60,000 njerëz kanë kërkuar strehim në kampet e ndihmave dhe kanë thirrur ushtrinë dhe flotën për të ndihmuar me operacionet e shpëtimit, duke transportuar njerëzit në spital.