Verratti vendos për të ardhmen… në Spanjë!

Marco Verratti do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen... në Spanjë!

Sport

25/05/2017 15:25

Mesfushori italian do të udhëtojë për pushime në Ibiza të Spanjës.

Gjatë pushimeve verore, ai do të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen, përcjellë “Lajmi.net”.

Italiani ka deklaruar disa herë që është i lumtur te PSG, por pa e anashkaluar një transferim të mundshëm te Barcelona.

Drejtuesit katalunas e shohin Verrattin si zëvendësuesin ideal të Andres Iniestas.