Verratti “tradhton” Barcën, zgjedh një tjetër skuadër të madhe

Vazhdon të bëhet edhe më interesante gara për të nënshkruar me mesfushorin Marco Verratti.

Sport

16/06/2017 21:42

Italiani ka kohë që është në shënjestër të Barcelonas, skuadër e cila vazhdon ta vuaj largimin e Xavi Hernandezit.

Por, për të siguruar 24 vjeçarin, Barcelonës tashmë i duhet ta mposht edhe Bayern Munichun.

‘Bild’ shkruan se Carlo Ancelotti u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të punojnë për të sjellë Verratin në Alianz Arena, si zëvendësues i Xabi Alonsos.

PSG vlerën e Verrattit e konsideron rreth 80 milionë euro./Lajmi.net/