Verratti në pushime verore, ajo çfarë mban në dorë i gëzon të gjithë tifozët e Barcelonës (FOTO)

Marco Verratti është objektiv i madh i Barcelonës.

Sport

17/06/2017 10:22

Marco Verratti është ëndrra e Barcelonës për transferim në Camp Nou gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori ka kërkuar largimin nga Paris Saint-Germain. Kurse, nga pushimet në Ibiza ai ka dhënë sinjal të gatishmërisë për transferim te gjiganti katalan.

Verratti është fotografuar duke mbajtur në duar ballinën e gazetës sportive nga Barcelona, “Mundo Deportivo” që shkruan për interesimin e klubit katalan për transferimin e tij. /Lajmi.net/