Verratti: Juventus – Real, ja kush kualifikohet

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka parashikuar ndeshjen mes Juventusit dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

05/05/2015 11:54

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti beson se gjithçka mund të ndodh në duelin mes Juventusit dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët presin gjigantin madrilen në Torino dhe Verratti pret një duel interesant.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë”, deklaroi Verratti për mediat italiane.

“Por, gjithçka mund të ndodh, dhe nëse Juventus luan në maksimumin e mundësisë, mund të kualifikohet në finale”, u shpreh ai.