Verratti: Jam i hapur për transferimin në Premier Ligë, por emocionohem nga interesi i Barcelonës

Marco Verratti është shprehur i hapur për një kalim të tij në Premier Ligë, duke pranuar se emocionohet shumë nga interesi që ka Barcelona për shërbimet e tij.

Sport

17/08/2015 16:24

Veratti ka pranuar se Premier Liga do të ishte një opsion për të nëse largohet nga PSG.

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë sjell e ardhmja. Jam shumë mirë këtu dhe nuk mendoj për ndonjë transferim”.

“Por, nëse skuadra vendos të më shes unë do të konsideroj opsionet e mia. Premier Liga por edhe liga spanjolle dhe italiane janë opsionet”.

“Barcelona është skuadra më e fortë në botë dhe ka qenë kështu për një kohë të gjatë. Është çdo herë emocionuese kur një skuadër e tillë interesohet për ty”, tha Verratti.