Verratti: Ja ku do të luaj në sezonin e ri

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka insistuar se nuk dëshiron të largohet nga kampioni i Ligue 1.

Sport

28/05/2015 17:40

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti ka bërë të ditur se nuk dëshiron të largohet nga klubi, pas përfundimit të këtij sezoni.

Ylli italian ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane përfshirë Real Madridin e Barcelonën.

Mirëpo, ai ka insistuar se edhe në edicionin e ardhshëm do të luajë në Parc des Princes.

“Ndihem mirë në Paris dhe në këtë klub”, deklaroi ai.

“Jam në një klub të madh dhe jam pjesë e një projekti të madh. Unë dhe bashkëlojtarët e mi duam të mbetemi në PSG, dhe së bashku të fitojmë Ligën e Kampionëve”, u shpreh ai.