Verratti: Duam ta fitojmë këtë trofe këtë sezon

Marco Verratti, mesfushori i PSG-së, ka shpalosur synimet e skuadrës së tij.

Sport

25/09/2017 23:19

PSG që këtë edicion theu të gjitha rekordet në tregun e transferimeve me Neymar, e po ashtu transferojë edhe Kylian Mbappen nga Monaco, do të kërkojë këtë edicion të fitojë gjithë trofetë e mundshëm.

Por, sipas mesfushorit italian, Marco Verratti, Liga e Kampionëve mbetet prioriteti kryesor, dhe me lojtarët e ardhur këtë verë, ky objektiv mund të arrihet.

“Neymar dhe Mbappe janë fantastikë”, ka deklaruar Verratti.

“Me këto blerje mund të bëjmë një hap përpara. Ne duam të fitojmë Ligën e Kampionëve, dhe me këta lojtarë mund ta bëjmë”, ka shtuar./Lajmi.net/