Vermaelen në radar të Chelseat

Thomas Vermaelen mund t’i bashkohet Chelseat gjatë verës. Blues janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin tjetër dhe futbollisti i Arsenalit shihet si një përforcim ideal për ekipin e Jose Mourinhos.

Sport

21/04/2014 11:29

Chelsea mund të mbetet gjatë verës pa David Luizin, i cili mund t’i bashkohet Barcelonës gjatë verës.

Për këtë, Blues janë në kërkim të një qendërmbrojtësi kualitativ, për sezonin e ardhshëm.

Tabloidi britanik Daily Express shkruan se klubi i Roman Abramovichit ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit të Arsenalit, Thomas Vermaelen.

Përfaqësuesi belg është lojtar i rëndësishëm i ‘Topçinjve’ dhe kontrata e tij skadon në verën e vitit 2015, por ai mund të largohet nga ekipi i Arsene Wengerit, për të kaluar në skuadrën tjetër londineze, në rast se Chelsea bën një ofertë të majme për të.