Vermaelen kryen testet mjekësore

Thomas Vermaelen ka kryer testet mjekësore dhe i kanë mbetur t’i sqarojë vetëm edhe disa detaje të vogla para nënshkrimit të kontratës si futbollist i ri i Barcelonës.

Sport

09/08/2014 16:30

Thomas Vermaelen ka përfunduar testet mjekësore. Qendërmbrojtësi belg është larguar nga klinika Creu Blanca rreth orës 15, i shoqëruar nga doktori Ricard Pruna dhe drejtori i skuadrës së parë, Emili Sabadell, duke u nisur drejt zyrave të klubit.

Futbollisti i Arsenalit ka mbërritur në Barcelonë dhe në orët e ardhshme do të ztrtarizojë formalitetet e fundit para nënshkrimit të kontratës e cila do ta shndërrojë në futbollist të ri të gjigantit katalan, raporton “Mundo Deportivo”.

Kujtojmë, Barcelona dhe Arsenali kanë arritur marrëveshje për transferimin e Vermaelenit në Camp Nou për 19 milionë euro.