lajmi.net

Vermaelen i Barcelonës

Arsenal ka pranuar ofertën e Barcelonës për qendërmbrojtësin Thomas Vermaelen. Ylli belg shumë shpejt pritet t’i bashkohet gjigantit katalan.

Sport

08/08/2014 11:03

Thomas Vermaelen është shumë pranë transferimit në Barcelonë pasi Arsenali pranoi një ofertë me vlerë prej 10.3 milionë funte për kapitenin e tij.

Menaxheri Arsene Wenger pranoi të enjten se Vermaelen do të largohet nga Emirates Stadium pasi ka humbur vendin në formacionin bazë.

Dhe, Arsenali refuzoi një ofertë të Manchester Unitedit me vlerë prej 15 milionë funte, duke preferuar që ta shesin atë larg Premierligës dhe jo te një rival për titull.

Ndërsa, gazetari spanjoll Txiki Forero shkroi në profilin e tij në rrjetin social Twitter se transferimi i Vermaelenit në Barcelonë është shumë afër finalizimit pasi Arsenali ka pranuar ofertën e gjigantit katalan me vlerë prej 10.3 milionë funte. 

Vermaelen i Barcelonës

Barcelona do të transferojë qendërmbrojtësin Thomas Vermaelen sepse Arsenali nuk dëshiron që belgu t’i bashkohet rivalit të Premierligës, Manchester United.

Sport

03/08/2014 12:19

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen do të transferohet në Barcelonë gjatë këtij afati kalimtar të verës sepse klubi londinez nuk dëshiron ta shesë atë tek rivali i Premierligës, Manchester United.

Gjiganti katalan është në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri pas pensionimit të kapitenit Carles Puyol dhe Vermaelen është një opsion i dëshiruar.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, Barcelona ka fituar garën për transferimin e 28-vjeçarit për shkak se Arsenali nuk dëshiron të përforcojë një rival direkt për titull të kampionit në Premierligë.

Vermaelen së fundmi është kërkuar edhe nga United mirëpo duket se nuk do të përfundojë në Old Trafford.

Ai iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2009 nga Ajax dhe shënoi 13 gola për ekipin e menaxherit Arsene Wenger.

LM