Vermaelen fsheh logon e Tottenhamit

Kapiteni i Arsenalit, Thomas Vermaelen tregoi pse e bart shiritin. Reprezentuesi belg nuk ishte në disponim miqësor para ballafaqimit me rivalin e qytetit Tottenham në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup në Emirates Stadium, takim të cilin vendasit e fituan me rezultat 2:0 pas golave nga Santi Cazorla dhe Tomas Rosicky. Gjatë përshëndetjes…

Sport

04/01/2014 20:53

Kapiteni i Arsenalit, Thomas Vermaelen tregoi pse e bart shiritin.

Reprezentuesi belg nuk ishte në disponim miqësor para ballafaqimit me rivalin e qytetit Tottenham në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup në Emirates Stadium, takim të cilin vendasit e fituan me rezultat 2:0 pas golave nga Santi Cazorla dhe Tomas Rosicky.

Gjatë përshëndetjes para takimit dhe fotografisë me gjyqtarët dhe kapitenin kundërshtar Michael Dawson, Vermaelen u përkujdes që mos të jetë edhe aq mikpritës kur e ktheu mbrapshtë logon e Tottenhamit që po mbahej nga një vogëlush në fanellën e Arsenalit.

Dikush mund ta përshkruajë si veprim fëmijëror, mirëpo pa dyshim se reagimi nga Vermaelen është mirëpritur nga tifozët e tij.